Kjo është dieta më e famshme anti-celulit

Jo rrallë herë celuliti ngatërrohet me yndyrën apo kilogramët e tepërt, por ajo që nuk dinë femrat është se celuliti nuk zgjedh vetëm femrat mbipeshë!

Lifestyle

27/06/2017 00:44

Të jesh e dobët nuk do të thotë që nuk mund të kesh celulit dhe e anasjellta femrat e kolme jo gjithmonë vuajnë nga celuliti.

Disa mite duhet të ndaloni së besuari, ndaj ne do të listojmë më poshtë shkaqet kryesore të celulitit, shkruan Living.al.

Niveli i lartë i estrogjenit stimulon formimin e yndyrës. Hormoni femëror luan një rol të rëndësishëm në prishjen e lidhjeve të kolagjenit në lëkurën tuaj duke shkaktuar strije dhe celulit.

Të qenurit mbi peshë është një faktor kryesor që shkakton celulit, ndaj një dietë e pasur në perime dhe regjimi i rregullt ushqimor, do t’ju ndihmojë të rivendosni ekuilibrat në organizmin tuaj.

Gjaku mbart dhe transporton të gjithë përbërësit e shëndetshëm dhe oksigjenin në të gjithë trupin tuaj, duke pastruar këtë të fundit nga lëndët toksike. Qarkullimi i dobët shkakton tkurrje të fibrave duke çuar në krijimin e celulitit.

E fundit por jo më pak e rëndësishme, mungesa e aktiviteti përkthehet në një stil jetese jo të shëndetshëm.
Per te parandaluar krijimin e celulitit Living do t’ju jape nje diete anti-celulit.

Më shumë sesa një dietë ky është një regjim që ju ndihmon të humbisni një ose dy kilogramë, por efekti më i dukshëm është ai estetik: silueta shfaqet menjëherë më e thatë dhe e tonifikuar, fryrja zhduket, këmbët shfryhen.

Ushqimet që lejohen
MISHRAT: mish i pjekur viçi, eskallop viçi, fileto viçi dhe lope, kon¬trofileto lope, rosto viçi, mish lepuri dhe mish kali
SHPEZËT: mish pule (pa lëkurë), gjel deti, fazan, pulë faraona
SALLAMET ME FETA: bresaola, proshutë gjel deti, proshutë pule
PESHQIT: kocë, gjuhëz, merluc, sardele, ton, peshk shpatë, salmon, salmon i tymosur, qefull, barbun, sardele aliçi, fruta deti, gaforre
VEZËT: e pulës, thëllëzës
BULMETRAT: djathë pa yndyrë (të jenë me më pak se 5% yndyrë), qumësht i skremuar dhe kos pa yndyrë (0% yndyrë)
PROTEINA VEGJETALE: djathë tofu, seitan, qumësht soje (dy gota në ditë), kos soje (dy kupa në ditë)
Ushqimet e ndaluara
MISHRAT: brinjë lope, biftek lope, mish qengji, mish derri, pata, rosa
SALLAMET ME FETA: proshutë, spek, pançetë, sallam, mortadelë
PESHQIT: sardele të konservuara, sardele aliçe të konservuara, ton i konservuar
BULMETRAT: djathëra të stazhion¬uara, djathëra kremoze, mocarela, qumësht dhe kos me yndyrë. /Lajmi.net/