PREMIERË: “BOI” rikthen Dafina Rexhepin në skenë (Video)
Këngëtarja Dafina Rexhepi është rikthyer me projekt të ri muzikor, pas një periudhe të gjatë të pauzimit.
ShowBiz
Dafina është rikthyer fuqishëm me një këngë ritmike, të cilën e publikoi pas shkëputjes së gjatë nga muzika, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja është shprehur e lumtur që po rikthehet përsëri në skenë, pas shkëputjes që kishte bërë për disa arsye personale.
“Është nje periudh e gjatë që unë jam shkëputur nga skena per arsye personale dhe natyrisht është knaqësi që të rikthehem përsëri në skenën shqiptare. Muzika ime nuk zgjati shum por la gjurmë , te cilat më kanë inspiruar dhe me kanë bërë të ndihem e fuqishme si asnjeher me parë .Falenderoj familjen time dhe shoqërinë për përkrahje e veqanërisht fansat e mi që më kanë përkrahur gjithmonë.Ju dua pa fund. -Dafina Rexhepi.” ka shkruar Dafina.