Irak, sulm ndaj xhamisë gjatë namazit të teravisë
Reza Abdullah, punonjës në xhaminë Beheshet, ka thënë se sulmi ka ndodhur kur besimtarët ishin duke falur namazin e teravisë

Bota
Tre presona janë plagosur kur persona të panjohur gjatë namazit të teravisë hodhën një granatë dore në një xhami në qytetin Sulejmanie, e cila është nën kontrollin e Qeverisë Rajonale të Kurdistanit (KRG), në verilindje të Irakut.
Reza Abdullah, punonjës në xhaminë Beheshet, për AA ka thënë se sulmi ka ndodhur kur besimtarët ishin duke falur namazin e teravisë.
“Tre persona u plagosën kur persona të panjohur hodhën një granatë dore në oborrin e xhamisë”, tha Abdullah, raporton Anadolu Agency (AA).
Ai shtoi se personat e plagosur menjëherë u dërguan në spitalin e afërt. Policia ka marrë masat e nevojshme për gjetjen dhe kapjen e sulmuesve.