Mustafa: Helmut Kohl, arkitekt i ribashkimit të Gjermanisë

Kryeministri Isa Mustafa i ka shprehur ngushëllime popullit dhe Qeverisë Gjermane, pas ndarjes nga jeta të ish-kancelarit Helmut Kohl.

Lajme

17/06/2017 08:11

Duke shprehur pikëllimin për ndarjen nga jeta të arkitektit të ribashkimit të Gjermanisë, Helmut Kohl, kryeministri Mustafa ka thënë se nën lidershipin e tij, u hap një kapitull i ri i historisë botërore.

“Lidershipi i Helmut Kohl hapi një kapitull të ri të historisë botërore. Ai ishte arkitekt i riunifikimit të Gjermanisë”, thuhet në mesazhin e kryeministrit Mustafa.