Demantohet spekulimi i mbrëmjes: Fatmir Limaj NUK është takuar me Albin Kurtin

Lajmi për një takim sonte ndërmjet liderit të VV-së, Albin Kurti dhe atij të Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj është mohuar kategorikisht.

Lajme

16/06/2017 22:54

Lajmi.net ka kontaktuar me sekretarin për marrëdhënie me publikun në Nismën për Kosovën, dhe njeriun më të afërt të Fatmir Limajt, Endrit Shalën i cili i ka mohuar këto lajme”.

“Fatmiri në shtëpi është, nuk ka ndodhur një takim i tillë”, ka thënë Shala për lajmi.net.

Disa media çaste më parë raportuan se ka ndodhur një takim mes Limajt dhe Kurtit pas thirrjes së këtij të fundit që deputetë e AAK-së dhe Nismës t’i bashkohen VV-së në krijimin e Qeverisë.

Në anën tjetër zyrtarë nga koalicioni PAN janë shprehur të bindur qe disa ditë se i kanë numrat për krijimin e Qeverisë. /Lajmi.net/