Këto janë femrat më të votuara në PDK, a është në mesin e tyre edhe mbesa e Thaçit?
Shtatë gra nga Partia Demokratike e Kosovës e cila në këto zgjedhje ka garuar në koalicion me AAK-në dhe NISMA-në kanë fituar votat e mjaftueshme për të lënë një ulëse në Kuvendin e Kosovës, raporton Gazeta Monitor.

Lajme
Sala Berisha Shala është gruaja më e votuar nga kjo parti me rreth 15 mijë vota. Një numër të konsiderueshëm votash ka siguruar edhe Ganimete Musliu e cila ka marrë mbi 10 mijë vota.
Po ashtu një ulëse në Kuvend ka fituat edhe Evgjeni Thaçi-Dragusha (mbesa e presidentit Thaçi) me 8527 vota, e pasuar nga Blerta Deliu-Kodra me 7700 vota.
Po sipas një burimi brenda koalicionit PAN deputete në legjislaturën e ardhshme do të jetë edhe Xhevahire Izmaku me 6970 vota. Depuetet nga PDK do të jenë edhe Flora Brovina me 6884 vota dhe Mexhide Mjaku Topalli me 6856.