Haradinaj: Kosova ka pasur mbështetjen e vazhdueshme të Kohlit
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e ndarjes nga jeta e ish-kancelarit gjerman Helmut Kohl, ka thënë se Kosova dhe gjithë shqiptarët kishin gjithmonë mbështetjen e tij.

Lajme
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se “Kohl do të mbahet mend për ndërrim epokash në Evropë”:
“Kosova dhe shqiptarët kanë pasur mbështetjen e vazhdueshme të filozofisë politike të Kohlit”, ka shkruar Haradinaj.
“I shprehë respektin dhe ngushëllimet popullit dhe Qeverisë gjermane për largimin nga jeta të prijësit të madh të tyre dhe Evropës, Kancelarit Helmut Kohl”, përfundon shkrimi i tij.