Lansohet klipi i këngës ‘Don’t Say No More’ nga Kida (Video)

Këngëtarja Orhidea Latifit të cilën e njohim në publik si Kida, ka sjellë projektin e fundit edhe në versionin vizual.

ShowBiz

16/06/2017 18:25

Kida publikoi këngën ‘Don’t Say No More’ në bashkëpunim me Dj e njohur francez Hcue, punuar nga Sony Music, shkruan lajmi.net.

Ndërsa, kësaj radhe ajo vendosi që projektit t’ia bashkëngjis edhe klipin të cilin e ka xhiruar në Francë.

Këngëtarja është një nga emrat që ka arritur të depërtojë shumë shpejtë në tregun muzikor, duke u treguar shumë e suksesshme në çdo projekt që realizon. /Lajmi.net/

YouTube player