Ekskluzive: Amantia Miku ka gati projektin “Kallu” (Video)
Amantai Miku është një artiste e re e cila në tregun e muzikës po premton shumë.

ShowBiz
Projekti me titull ‘Kallu’ është klipi i realizuar nga ‘Imagine’, kurse për muzikën dhe tesktin është përkujdesur K-Master, shkruan lajmi.net.
Vite më parë Amantian e kemi parë në bashkëpunim me Hekuran Krasniqin, gjegjësisht në këngën ‘Shih shih’, kurse tani këngëtarja ka vendosur të kthehet me një projekt solo.
Lajmi.net mëson se kënga ‘Kalle’ nga Amantia do të publikohet të dielën në orën 21:00.
Këngëtarja është pjesë e kompanisë muzikore dhe menagjuese “Hokus Pokus” nga Prishtina me producentë Kushtrim Berishën dhe Nestor Tunaj (K-Master dhe Strike Beatz).
Amantia është artistja e re që prezantohet në këtë kompani, drejtuesit e së cilës premtojnë që do të sjellin edhe projekte të tjera nga emra të rinj./Lajmi.net/