Jahjaga në kampin Auschwitz, përkujton 1 milion hebrenjët e vrarë
Ish Presidentja Atifete Jahjaga gjatë qëndrimit në Poloni, sot ka vendosur kurorë lulesh në kampin Auschwitz, ku një milion hebrenj u vranë nga nazistet.

Lajme
Jahjaga përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky vend mbetet përkujtim i krimeve kundër njerëzimit dhe përkujtues që një gjë e tillë të mos përsëritët më.
“Gjatë qëndrimit në Poloni, vendosa një kurorë lulesh ne Auschwitz, kampin më të madh të përqendrimit të Luftës së Dytë Botërore.
Në këtë kamp përqëndrimi nazist afro një milion hebrenj u vranë në mënyrën më mizore.
Auschëitz mbetet një përkujtim makabër i krimeve kundër njerëzimit dhe përkujtues se duhet të jemi gjithmonë të vëmendshëm për rrezikun e përseritjes së një tmerri të tillë.
Kryesit e krimeve janë individe, por përgjegjësia për lejimin e tyre është kolektive” ka shkruar Jahjaga në Facebook.