Messi – Man City, lajm i madh për tifozët e Barcelonës (FOTO)

Manchester City është tërhequr nga interesimi për transferimin e Lionel Messit nga Barcelona.

Sport

16/06/2017 09:27

Barcelona mund të jetë e qetë.

Manchester City është tërhequr nga interesimi për transferimin e Lionel Messit nga gjiganti katalan.

Lajmin e ka konfirmuar shefi ekzekutiv i ekipit anglez, Ferran Soriano.

“Nuk mendoj se Messi mund të transferohet në City. Unë e njoh Messin shumë mirë. Ai dhe familja e tij janë miqtë e mi të mirë. Mendoj se ai do të mbetet në Barcelonë. Ai ka qenë në Barcelonë gjatë gjithë jetës”, ka deklaruar ai.

“Të paktën vitin e ardhshëm, ndoshta ai mund të largohet nga Barcelona. Pas kësaj ai mund të shkojë në Kinë apo në SHBA, por tani mendoj se do të qëndrojë në Barcelonë”. ka theksuar Soriano. /Lajmi.net/