Ymeri: Koha do të ndryshojë me Albin Kurtin kryeministër

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri në tubimin përmbyllës, që është duke u mbajtur në Prishtinë, ka theksuar se sot po e festojmë fitoren, ndërsa ai premtoi se koha do të ndryshojë me Albin Kurtin kryeministër.

Lajme

09/06/2017 22:28

Para  qytetarëve dhe përkrahësve të Vetëvendosjes të mbledhur në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, Ymeri tha se të gjithë që janë mbledh këtu, të gjithë qytetarët e Kosovës “duan të jemi bazamenti i drejtësisë dhe barazisë, të cilën ky popull i Kosovës e do aq shumë”.

Ymeri tha se nuk mund të ketë fillim të ri, me koalicionet e së vjetrës.

“Qytetarë të Kosovës, Prishtinë dhe qyteteve tjera, bashkatdhetarë që keni ardhur këtu, sot është e qartë se ballafaqimin e kemi të gjithë bashkë, për ballë të atyre që na e vonuan rrugën, rrugën e Kosovës Republikë”, tha Ymeri dhe shtoi se “Klani Pronto” e shfrytëzojë pasurinë e Kosovës për t’u pasuruar dhunshëm, “këta do duhej të turpëroheshin, por këta nuk kanë turp”.

Ymeri tha se fitimi i vjetër nuk ngopet me fitimin e ri, siç nuk ngopet deti me ujë.

“Gjatë këtyre viteve të fundit, tellallët dhe zëdhënësit e pushtetit më shumë e sulmonin Lëvizjen Vetëvendosje, se sa Serbinë e Vuçiqin. Ne sot po korrim suksese dhe fitore, për kundër vështirësive të jashtëzakonshme që na ka vënë ky pushtet”, tha Ymeri dhe paralajmëroi se koha do të ndryshojë me Albin Kurtin Kryeministër.