Ekskluzive: E dashura e gazetarit të KTV-së, kolege e tij nga RTK-ja (Foto)

Gazetari i njohur Amir Mjeku tash e një kohë nuk është më i vetëm.

ShowBiz

07/06/2017 17:34

Ai është parë tek shoqërohet me një femër të cilën mediat po e quajnë vajza ‘misterioze’ ndërsa nuk është dhënë asnjë detaj rreth dyshes, shkruan lajmi.net

Burime të afërta të lajmi.net zbulojnë se vajza përkrah gazetarit të njohur edhe pse nuk paraqitet shumë para kamerave, ushtron profesionin e njëjtë në Radio Televizionin Publik.

Edhe pse nuk është konfirmuar ende nga dyshja për ndonjë lidhje të mundshme, postimi i fundit nga Amiri flet më shumë se çdo fjalë.

Dhe jo vetëm kaq, se sa ka simpati gazetari i KTV-së ndaj bukuroshes e ka treguar edhe një postim i bërë në Instastory aty ku ka shperndarë vetëm foton e saj.

Burime të njejta me lajmi.net kanë treguar se ata janë parë edhe më herët duke darkuar së bashku.

Dyshja duket se janë duke kaluar momente të bukura bashkë, të paktën kështu flasin fotografitë e publikuara./Lajmi.net/