Pepe te Galatasaray?

Edhe Galatasaray ka hyrë në garë për të nënshkruar me mbrojtësin Pepe.

Sport

04/06/2017 16:53

Portugezi 34 vjeçar, këtë fund sezon përfundon kontratën me Real Madridin, dhe mbretërit deri më tani nuk kanë shprehur gatishmërinë për ta mbajtur në klub.

Këtë më së miri e tregoi lënia jashtë nga trajneri Zidane për finalen me Juventusin.

E ardhmja e Pepes mund të jetë në kampionatin turk. Është skuadra e Galatasaray që kërkon të nënshkruajë me të, si lojtar i lirë.

Për Pepen ka pasur zëra se interesim po shpreh edhe Interi./Lajmi.net/