Nga Vitia, Kurti me porosi për drenicakët (Video)
Kandidati për kryeministër vendi nga Lëvizja Vetëvendosje, në fjalimin e tij përmbyllës të tubimit elektoral në Viti, iu është drejtuar masës duke iu thënë se më vonë do të jetë pjesë e fushatës në Drenicë.

Lajme
Por, Albin Kurti kërkoi nga vitiasit t’i tregojnë drenicasve se çka do të ndodhë me Vetëvendosjen në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit.
”Çka t’i them Skënderajt dhe Drenicës?” iu drejtohet Kurti të pranishmëve në Viti, derisa këta të fundit shfaqen shumë optimistë pasi brohorasin se subjekti i tyre partiak do të dal fitues në zgjedhjet e të dielës së ardhshme.