Tendencat e grimit për sezonin pranverë-verë 2017 (Foto)

Frymëzuar nga pasarelat më të mëdha ku në tendencat e pranverës 2017 mbizotëron grimi metalik, ne ju këshillojmë disa truke dhe mjetet e nevojshme për të realizuar ‘’look-un’’ tuaj për këtë stinë.

Lifestyle

30/05/2017 01:07

Sigurisht që elementi kryesor për një pamje të bukur dhe një grim të suksesshëm është lëkura. Patjetër që në pranverë lëkura duhet të jetë sa më e freskët, dhe një lëkurë e pastër mundëson që fytyra të duket e freskët dhe të jetë gati për aplikimin e grimit, shkruan Living.al.

Ju duhet të përgatitni lëkurën tuaj duke e pastruar me një ujë mishelar i cili largon papastërtitë dhe e qetëson atë. Në fakt, ne do t’ju sugjeronim ujin mishelar Skin Naturals nga Garnier i cili do t’ju mundësojë që lëkura juaj të pastrohet lehtësisht me një veprim të vetëm dhe do ta linte atë të pastër, të freskët, të butë dhe të qetësuar, kështu ajo do të jetë gati për aplikimin e kremit pudër.

Për të pasur një çehre të përsosur dhe natyrale të fytyrës, ekspertët tanë sygjerojnë që fillimisht ju të përdorni një krem pudër e cila krijon efektin mat dhe i zvogëlon poret në mënyrë që ato të jenë sa më pak të dukshme, sigurisht në tonalitetin që përafron me atë të lëkurës tuaj dhe më pas konturoni mollëzat.

Krijimi i kontureve dhe theksimi i mollëzave nxjer në pah karakteristikat e fytyrës. Teknika e konturimit mund të arrihet lehtësisht duke përdorur dy nuanca, një të errët dhe një të çelët. Aplikoni nuancën e errët përgjatë nofullës dhe nën mollëza, pastaj përhapeni mirë. Dhe për ta ndriçuar fytyrën aplikoni ngjyrën e çelët në pjesët e ngritura të fytyrës duke e përhapur mirë. Nisur nga preferencat e profesionistëve të grimit, ekspertët tanë do t’ju sugjeronin krem pudrën e re Fit Me dhe konturuesin Master Contour V shape Duo, nga marka e Maybelline New York.

Përdorni Brow Artist shaper nga marka eksperte në make-up L’ORÉAL PARIS.
Sekreti për një vështrim tërheqës?! Sy që shkëlqejnë dhe qerpikë të gjatë.

Për të kompletuar grimimin e syrit vazhdoni me përdorimin e paletës dhe të maskarës. Guxoni me tonalitete natyrale dhe shkëlqim të artë duke luajtur me 12 nuancat e paletës 24karat Nudes krijuar enkas për këtë qëllim nga ekspertët e Maybelline NY. Në varësi të dëshirës tuaj për një grim të fortë apo të lehtë, ky trend mund të përshtatet lehtësisht. Më pas aplikoni disa herë maskara që nga rrënjët e qerpikëve. Harkojini qerpikët dhe jepini volum me Maskara Push Up Angel nga Maybelline New York .

Pamja e një lëkure të freskët, të konturuar bukur dhe me sytë që shkëlqejnë vjen në harmoni me buzë të bukura me ngjyra të lehta natyrale, sidomos nude.

Në të njëjtën kohë është e rëndësishme që buzët të jenë të trajtuara dhe hidratuara në mënyrë që të duken sa më joshëse.
Për të arritur ngjyrën e dëshiruar nude, përdorni lapsin e buzëve Color Drama Nude Perfection 630 nga Maybelline New York.
Është pranverë! Shtojini ngjyrat.
Për thonjtë ngjyrat janë pafund, por, nga më të preferuarat e shumë stilistëve për këtë stinë janë ato në tonalitetin pastel. /Lajmi.net/