Gjykata e Tiranës i ul 45 ditë nga dënimi i mbetur anglezit David Brawn

Gjykata e Tiranës i uli 45 ditë nga dënimi përfundimtar anglezit të dënuar për pedofili, David Brown.

Lajme

29/05/2017 16:01

Ky vendim erdhi për shkak të sjelljes së mirë në ambientet e burgut “Mine Peza” ku edhe është i punësuar. Pas kërkesës së avokatit, edhe përfaqësuesi i institucionit të burgut e konfirmoi këtë sjellje të mirë të anglezit Brawn, të cilit gjykata i fali 45 ditë burg.

David Brawn është dënuar në vitin 2009 me 20 vite burg, bashkë me dy bashkëkombas të tij, për abuzime homoseksuale me të mitur në një qendër humanitare në Tiranë.