Vetëvendosje kërkon para nga qytetarët për fushatë
Lëvizja Vetëvendosje ka hapur një web-faqe online ku qytetarët do të kontribuojnë para në mënyrë që ky subjekt politik të financohet për organizimet në prag të zgjedhjeve.
Lajme
Qytetarët mund të kontriubojnë duke filluar nga 5 euro deri në 1.000, transmeton lajmi.net
“Lëvizja ka nevojë për ju! Ne financohemi nga qytetarët sepse nuk marim para te pista. Dhuro që ta bëjmë ndryshimin në Kosovë! Tashmë, platforma e donacioneve mundëson që të kontribuoni online!Ju lutem shpërndajeni këtë platformë!”, ka shkruar Vetëvendosja në faqen zyrtare.
Kjo nuk është hera e parë që Vetëvendosje kërkon të holla nga qytetarët, pasi njejtë ka ndodhur edhe nëpër zgjedhjet e kaluara. /Lajmi.net/