Veseli në Prishtinë: Të gjitha zotimet e Fillimit të Ri do të jetësohen

Partia Demokratike e Kosovës po e mban një takim me të rinjtë e Prishtinë, e në të cilën po merr pjesë edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli

Lajme

26/05/2017 17:53

Takimi u nisë me një interpretim live të këngës ‘Fillimi i Ri’ që edhe ndezi shumë atmosferen. Kryetari i PDK-së Veseli e nisi me një batutë, duke thënë se sonte është natë e madhe dhe një natë që shënon fitoren e Fillimit të Ri.

Veseli tha se po shihet një entuziazem i madh për fitoren e PDK-së dhe realizimin e platformes qeverisese nuk ka askush që e pengon.

Kreu i PDK-së tha se Kosova ka nevojë për njerëzit e saj dhe ata duhet të mbeshteten. Veseli deklaroi tha se rreth 60 mijë biznese në Koosvë do të mbehsteten për hapjen e dhjetëra mijëra vendeve të punës. Ai premtoi dyfishim të buxhetit për bujqësi dhe arsimim të të rinjve bazuar në nevojat e tregut, duke hapur shkolla profesionale.

Kryetari i PDK-së përmendi po ashtu se me Fillimin e Ri do të hiqen taksat doganore për produktet që vijnë për nevoja të prodhimit në vend. Gratë, tha ai, duhet të mbeshtetën për të marrë përgjegjësi të barabartë me burrat. Një sektor tjetër me prioritet, përmendi ai, është edhe teknologjia e informacionit, një sektor ku sipas tij mund të hapen shumë vende të reja të punës.

Veseli premtoi mbeshtetje edhe për pensionsitet dhe kategori të tjera të shoqërisë. /Lajmi.net/