Haradinaj: U bëmë bashkë për një Qeveri që mund të marrë vendime të mëdha
I nominauri për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK e Nisma, Ramush Haradinaj së bashku me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli kanë vizituar fabrikën farmaceutike "TREPHARM" në Fushë Kosovë.
Lajme
Haradinaj ka thënë se janë bërë bashkë për t’i ofruar vendit një Qeveri që merr vendime të mëdha për vendin.
Ai në një postim në facebook ka thënë se Qeveria që do të vi do të mbrojë produktet vendore.
“Jemi bërë bashkë per t’ia dhënë vendit një Qeveri që mund të marrë vendime të mëdha për vendin. PDK dhe Kryetari Veseli, por edhe Unë, AAK dhe Nisma, e kemi ofruar veten tonë për një vizion e fillim të ri për vendin, dhe ky është një projekt serioz!”
“Qeveria që vjen, do ta mbrojë produktin vendor. Se ky përcaktim është i drejtë, u binda edhe sot në vizitën që i bëmë Fabrikës farmaceutike “TREPHARM” në Fushë Kosovë!”, ka shkruar Haradinaj./Lajmi.net/