Adoleshenti rrah për vdekje një të pastreh, i cili i kishte ngacmuar të dashurën (Foto/Video)
Adoleshenti, 18-vjeçar, i cili rrahu brutalisht dy të pastrehë është dorëzuar vetë në polici.
Fun
Një adoleshent i Bronksit, i cili i mori jetën një 69-vjeçari të pastrehu dhe një tjetrit i shkaktoj lëndime serioze, thuhet se ishte duke kaluar aty pranë me të dashurën e tij, kur këta dy persona i kanë ngacmuar të dashurën e tij duke i lëshuar fjalë nga më të ndryshmet, transmeton lajmi.net.
Gonzalez akuzohet se ka sulmuar Lucio Bravo dhe mikun e tij 39-vjeçar në orët e hershme të enjten në mëngjes.
Bravo pësoi lëndime masive të trurit pas sulmit dhe vdiq në spital gjatë fundjavës.
Gonzalez u arrestua të hënën në akuzat e sulmit dhe ai u mbajt në paraburgim, edhe pse të dhënat tregojnë se po mbahet në një akuzë për vrasje në tentativë.
Ai do të paraqitet nesër në Gjykatën Penale të Manhatanit. /Lajmi.net/