Kush dëmton më shumë duhani apo qëndrimi ulur në karrige? Ja përgjigjia
Më parë, kur industria nuk ishte kaq zhvilluar, pjesën më të madhe të punës njerëzit e kryenin me krahë.
Lifestyle
Si pasojë e kësaj, ata duhet të qëndronin me orë të tëra në këmbë, por në ditët e sotme gjendja ka ndryshuar. Mesatarisht ne shpenzojmë 9,6 orë në ditë në karrige të ulur, ku sipas përllogaritjeve i bie që ju të qëndroni ulur 31 vite të jetës suaj.
Të qëndruarit në karrige për orë të gjata ka mjaft efekte negative. Trupi i njeriut është
krijuar për të lëvizur (çdo ditë duhet të ecim dy orë), prandaj ulja e gjatë dëmton mëlçinë, peshën e trupit, trurin, shëndetin mendor, ndërsa mungesa e lëvizjes mund të shkurtojë edhe jetën. Shkencëtarët kanë dalë në konkluzionin se nëse ju qëndroni ulur gjithë ditën, jeni 1 cm më i shkurtër natën, se sa kur zgjoheni. Një tjetër studimi del në përfundimin se qëndrimi ulur për kohë të gjatë është më e rrezikshme se pirja e duhanit.