Konjufca: Frika i bëri bashkë PDK-në e AAK-në
Glauk Konjufca nga Vetëvendosje ka thënë se që prej janarit të vitit 2016-të ka qenë në dijeni për koalicionin PDK-AAK-Nisma
Lajme
Në Magazinën Zgjedhore në Klan Kosova, Konjufca tha se këtë koalicion e ka dëgjuar në një bisedë të drejtpërdrejt me Ramush Haradinaj.
“Ai na ka thënë që qeverisja e ardhshme duhet të jetë me PDK-në ku do të bëhet bashkë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, e pastaj aty mund të shkojë kush të dojë”.
“AAK e pat thënë muajt e fundit që do të jetë patjetër në qeveri. Kur thua ashtu pavarësisht vlerave e parimeve, kjo veç me ta vizatu që thonë”.
“Ky bashkim veçse do t’i dobësoj ata edhe pse po thonë që janë bashkuar me të fortit, ky është bashkim i dobësisë”.
“Këtu janë bashkuar dy gjëra, ambicia e Hardinajt e cila reduktohet në postin e Kryeministrit dhe frika e PDK-së që nuk do të dilte e para, dhe që e shihte Vetëvendosjen si konkurrentin kryesor”.
“Frika e PDK-së është Vetëvendosja”.
“Vetëvendosje ka vija të kuqe me PDK-së”.