Mijëra qytetarë nderojnë viktimat e Manchesterit
Mijëra vetë janë mbledhur të martën në sheshin Albert në Mançester, ku është mbajtur një minutë heshtjeje në shenjë nderimi për viktimat e sulmeve terroriste në koncertin e këngëtares amerikane Ariana Grande në këtë qytet, ku humbën jetën 22 vetë.
Bota
“Qytetarët e Mançesterit gjithmonë do të kujtojnë viktimat dhe nuk do t’i përfillim terroristët, duke punuar së bashku në zhvillimin koheziv. Ne jemi më shumë, ndërsa ata janë vetëm disa”, porositi prefekti i Mançesterit, Edi Newman.
Ndryshe, personi përgjegjës për sulmin në Mançester është 22-vjeçari Salman Abedi. Ai dyshohet të ketë udhëtar me tren nga Londra për në Mançester, thanë sot dy zyrtarë amerikanë, të cilët ishin në kontakt me autoritetet britanike.