Hapja e dyerve të Kuvendit, Prokuroria: Po merren masat

Ndërkohë Prokuroria Publike, pas pyetjeve të dërguara nga Alsat ka theksuar se incizimet janë pjesë e materialit dëshmues, i cili është në Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit dhe për të njëjtat po veprohet.

Lajme

23/05/2017 19:56

Janë dhënë urdhra për grumbullimin e të dhënave dhe përcaktimin e identitetit, bazën e pranisë së personave, si dhe masat të cilat i kanë ndërmarrë. Një person ka dëshmuar përpara prokurorit publik.

Në përgjigjen e Prokurorisë për Alsat gjithashtu theksohet se po ndërmerren edhe veprime të tjera, siç është dëshmimi i personave të tjerë të përfshirë. Përcaktimi i fakteve të nevojshme për lëndën sipas Prokurorisë është në rrjedhë.