A e kopjoi Vetëvendosje sloganin nga kompania serbe “Soko Shtark”? (Foto)

Lëvizja Vetëvendosje hyn në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit me sloganin “meZemër”.

Lajme

23/05/2017 19:27

Partia që ka nominuar Albin Kurtin për kryeministër, tashmë çdo konferencë dhe çdo paraqitje në publik e bënë me këtë slogan, që në dukje është një zemër e kuqe në formë të shenjës “tik”, shenjë aprovuese, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, slogani dhe forma e tij si zemër duket kopjim jo fort i mirë i Vetëvendosjes nga prodhuesi serb i ushqimeve “Soko Shtark”.

Sigurisht se kosovarët i njohin disa nga prodhimet e kompanisë serbe “Soko Shtark”, pasi që në tregun tonë kjo kompani distribuon produkte edhe përmes Ramiz Kelmendit, kandidatit për deputet të LDK-së, e që VV-ja e kritikon shumë pikërisht për import të produkteve të tilla serbe.

Për “zemrën” e VV-së ka reaguar edhe LDK-ja. Kjo parti, përmes një reagimi dërguar mediave, ka denoncuar partinë Lëvizja Vetëvendosje për përvetësim të motos së tyre të përdorur në vitin 2014.

“Vetëvendosje ka vendosur që në këto zgjedhje të bëjë fushatë me moton që e ka përdorur Forumi i Rinisë së LDK-së në vitin 2014, “Me Zemër”. Për më shumë, edhe paraqitja grafike e logos së Vetëvendosjes është shumë e ngjashme me fushatën e FR të LDK-së të para 3 vjetëve”, theksonte LDK në reagimin e saj. /Lajmi.net/