Hoxhaj: Prioritet i PDK-së është përmbyllja e shtetndërtimit

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka qëndruar sot për takime me strukturat dhe përkrahësit e PDK'së në Shtime dhe në Viti.

Lajme

23/05/2017 18:54

 

Në këto takime, Hoxhaj i ka falënderuar pjesëmarrësit për përkrahjen, ndërkohë që ka folur për programin e Fillimit të Ri me PDK’në dhe partnerët, bën të ditur PDK nëpërmjet një njoftimi.

Hoxhaj ka thënë se koalicioni parazgjedhor i PDK’së me partnerë është koalicion i vendimeve të mëdha politike, euro-atlantike dhe ekonomike.

Këto vendime, ka thënë Hoxhaj, do ta përmbyllin shtetndërtimin, do ta kompletojnë sovranitetin dhe do ta zhvillojnë Kosovën në të gjitha fushat.

“Koalicioni parazgjedhor i PDK’së me partner është koalicion i vendimeve të mëdha politike, euro-atlantike dhe ekonomike. Këto vendime do ta ta përmbyllin shtetndërtimin, do ta kompletojnë sovranitetin, do të krijojnë vende të reja të punës me zhvillimin e ndërmarrësisë së vogël dhe të mesme, si dhe duke sjellë investime të huaja direkte dhe reforma buxhetore dhe fiskale”, citohet të ketë thënë Hoxhaj para përkrahësve të PDK’së.

Ai ka thënë se ky është edhe prioriteti madhor i PDK’së, që ta zhvillojë vendin dhe ta përmbyllë me sukses procesin e shtetndërtimit.