Sa vota kishin deputetët e LDK-së që u larguan nga lista, në zgjedhjet e vitit 2014?

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur që një numër të deputetëve të legjislaturës së fundit ta lë jashtë listës të kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 11 qershorit.

Lajme

23/05/2017 19:04

Edhe pse jo zyrtarisht, njëra ndër shkaqet thuhet se është qëndrimi kundër i disa deputetëve për qeverinë PDK-LDK dhe Demarkacionin, raporton lajmi.net

Në listën e koalicionit LDK-AKR-Alternativa nuk figurojnë si kandidat për deputetë: Adem Salihaj, Fatmir Rexhepi, Shpejtim Bulliqi dhe Hatim Baxhaku, që të gjithë deputetë të legjislaturës e cila u shpërnda para disa kohësh.

Por nga sa kishin vota këta deputetë në zgjedhjet e vitit 2014?

Nga faqja e KQZ-së bëhet e ditur se në zgjedhjet e fundit Hatim Baxhaku kishte pasur 8892 vota, Shpejtim Bulliqi 8859, Fatmir Rexhepi 8532, kurse Adem Salihaj kishte siguruar 8318 vota në zgjedhjet e vitit 2014.

Në total i bie që vetëm këta katër ish-deputetë kanë pasur 34.601 vota.

Për lënie jashtë listës u përmend edhe emri i Vjosa Osmanit, gjithashtu një kundërshtuese e Qeverisë PDK-LDK dhe e Demarkacionit, por që ajo është në listë e 81-ta me radhë. /Lajmi.net/