“Bashkimi Evropian dhe SHBA po punojnë që të ulin tensionet në Ballkan”

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po punojnë në mënyrë që të ulin tesionet në Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që bashkëpunimi rajonal të jetë më i madh.

Lajme

23/05/2017 23:52

 

Një burim i agjenicsë së lajmeve Beta në Bruksel ka thënë se me ftesë të kryeministrave të shteteve, Federica Mogherini do të diskutojë për sitautën në rajon për zhvillimet e fundit, dhe mënyrën se si duhet të ecet përpara, transmeton lajmi.net

Ky takim vjen pas vizitës së zëvendësndihmës-sekretarit amerikan në Serbi, i cili tha se Ballkani duhet të jetë në fokus të vëmendjes ndërkombëtare, pasi kjo zonë po përballet me sfida të mëdha të cilat paraqesin për interesat amerikane në Evropë.

Hoyt Yee gjithashtu pati ndikim të madh në zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri, e cila rezultoi me një marrëveshje ndërmjet Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Zyrtari i lartë amerikan ka bërë të ditur disa herë se pikëpamjet e Uashingtonit nuk kanë ndryshuar, por që Amerika duhet të reagojë ndaj tensioneve etnike që janë në rritje, siç ka pretenduar Yee.

Zyrtarë diplomatikë të NATO-s kanë thënë se aleatët atlantik janë të shqetësuar me gjendjen në Ballkan, duke shtuar se SHBA dhe BE-ja e kanë larguar nga politikat primare të vetat në këtë zonë.

Kjo për shkak të ‘trazirave’ të fundit në Bashkimin Evropian, dhe zgjedhjet presidenciale në Amerikë ku triumfoi Donald Trump.

Yee për Ballkanin foli edhe në nënkomitetin për Evropën dhe Euroazinë, i cili tha se rritja e tensioneve, rënia e demokraticë, korrupsioni, liria e medias e terrorizmi janë arsye që të rritet vëmendja në Rajon, duke e fajësuar Rusinë për këto probleme.

Në mbledhjen e këtij nënkomiteti Yee madje u akuzua si ‘rusofob’, i cili po tenton ta fajësojë dikënd tjetër për gjendjen në Ballkanin Perëndimor. /Lajmi.net/