Sherri në Durrës, shkon në dy numri i viktimave

Një sherr për parkimin e një makine mes tre personave pranë një rezarvati në Rrushkull të Durrësit ka përfunduar tragjikisht me dy të vrarë dhe një të plagosur. Një nga viktimat mori goditje vdekjeprurëse në vend, kurse viktima e dytë humbi jetën në spitalin e Durrësit.

Lajme

23/05/2017 16:30

Ata janë Lulëzim Qeme 40 vjeç dhe Yzedin Shallari 60 vjeç, kurse i plagosur rëndë është Eduart Xhaferri 50 vjeç. Të tre këta persona kanë sulmuar me thikë njëri-tjetrin në sherrin e çastit.

Nga informacionet e para mësohet se Shallari dhe Xhaferri kanë qenë bashkë kurse Lulëzim Qeme, për të cilin mendohet se kishte probleme mendore, ka qenë kundër tyre. Ky dyshohet se ishte dhe personi që sulmoi i pari mbi njërin nga dy burrat e tjerë, por policia ende nuk ka zbardhur plotësisht atë që ka ndodhur.