Kumanova dhe lideri që rrinte podrumeve të Zvicrrës…
Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi në një intervistë për ‘Al Jazeera Balkans’ fletë për rastin e Kumanovës dhe arsyet se pse ndodhi kjo betejë më 9 maj të vitit 2015, përcjell agjencia e lajmeve INA.
Lajme
Kush është fajtor për sulmin në Kumanovë, kush i organizoi, finansoi dhe e realizoi?
– Unë e di se ata ishin ish-ushtarë të zotit Ahmeti, disa nga të cilët qenë persona të njohur të atij regjioni nga lufta e 2001, ata që luftuan. Aty kishte gjithçka: edhe patriot, edhe kriminelë, dhe borxhe të papaguara…
A ishte aty pushteti i sotëm?
– Nuk e di, s’kam informacione të tilla. Dëgjoj informacione të tilla, se ka Shërbime të tilla, por unë s’jam sigurimës, unë flas politikisht.
Ja një pyetje logjike: nëse njëri nga ata ishte në vitin e kaluar në Kumanovë, ndërkaq ishte komandant e asaj zone në 2001, nëse ai sot s’ka për të ngrënënë dhe ku të jetojë, ndërkaq ky shoku i tij që jetonte podrumeve në Zvicërr ka gjithçka…
Për cilin po flisni, kush është ai shok?
– Për zotin Ahmeti… Atëherë lehtë e shihni se ajo që ndodhi ishte truk që dikush duheshte të vijë në pushtet dhe pastaj s’çante kokë ç’do të ndodhte me ta. Askush nuk u kujdes për ata njerëz…
A mund të përsëritet Kumanova, ose, situate edhe më e keqe?
– Në këso situate të pasqaruara gjithçka është e mundur. Po, me përgjegjësi e them se partia ime dhe unë personalisht sanjëherë s’do të jemi në skenare të tilla. Jo për shkak se jam altruist i madh dhe që e dua Maqedoninë, por për shkakun se kjo rrugë do të ishte rruga fatale për Shqiptarët… Edhe për Maqedonasit… Unë flas vetëm për shqiptarët, sepse ne jemi parti etnike. Do të ishte kjo rrugë fatale. Doemos duhet të qëndrojmë në këto përpjekje serioze duke zgjedhur rrugën më paqësore dhe më të saktë. Rruga jonë është: NATO dhe BE.