Ekspertët ndalojnë prindërit t’u japin lëngje frutash foshnjeve deri në 1 vjeç

Frutat dhe perimet kanë një vend shumë të rëndësishëm në piramidën ushqimore.

Lifestyle

24/05/2017 14:18

Të gjithë jemi rritur me idenë se nga këto të fundit vetëm mund të përfitojmë pasi ja ëtë pasura në vlera ushqyese vitamina e minerale.

Nënat e reja fillojnë t’i japin lëngje frutash bebeve pa mbushur një vjeç , por ekspertët po u bëjnë thirrje prindërve të mos u japin lëngje frutash foshnjeve përpara ditëlindjes së parë dhe të kenë kujdes me sasinë e lëngjeve që u japin fëmijeve.

Sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë (AAP), ka publikuar së fundmi një studim shekncor në revistën online Pediatrics.

Për fëmijët, nuk është problem vetëm përmbajtja e lartë e sheqerit , por dhe e kalorive që mund të rrisë rrezikun e dëmtimit të dhëmbëve. Konsumi i frutave të shtrydhura nuk i ofron gjithashtu firbrat e frutave.

Konsumi i tepruar i lëngjeve mund të kontribuojë në diarre kronike, fryrje dhe dhimbje të barkut pasi fëmijët e vegjël nuk mund të tretin disa nga karbohidratet që gjenden në lëngjet e frutave.

Sa lëng frutash duhet të pijë një fëmijë?

Për foshnjat (<1 vjeç): Asnjë mililitër lëng frutash, përveç nëse pediatri juaj ju rekomandon lëngun për kapsllëkun.
Për të vegjëlit (mosha 1 deri në 3): 120 ml lëngje në ditë, të shërbyer në një filxhan, jo në një shishe.
Për fëmijët e vegjël (mosha 4 deri në 6 vjeç): Jo më shumë se 180 ml lëng frutash. Rekomandohet që në këtë moshë fëmija t’i hajë frutat dhe jo t’i pijë si lëngje. /Lajmi.net/