Vëllau i Anton Çunit po hetohet për fajde (Foto)

Burime brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur për Sovrani.info se vëllai i kandidatit për deputet nga rradhët e LDK-së Anton Çuni, Valentin Çuni po hetohet nga Policia e Kosovës për fajde dhe ky hetim ka ardhur pas disa deklaratave të bizneseve dhe qytetarëve të Gjakovës dhe Prizrenit të cilat i kanë deponuar në polici, shkruan Sovrani.info

Lajme

23/05/2017 10:57

Sipas këtij burimi nga Policia e Kosovës kanë qenë deklaratat e I.B dhe E.B (emra të njohur për redaksinë) që kanë çuar në fillimin e hetimeve ndaj vëllaut të kandidatit të LDK-së për deputet. Njëkohësisht burime të policisë kanë bërë të ditur se Valentin Çuni po konsiderohet si person në rrezikshmëri të lartë për shkak të aktiviteteve të tij të dyshimta duke përfshirë lojërat e fatit, prostitucion etj.

18643568_10158622385135316_1631601851_n 18643514_10158622384975316_660833947_n