Grupi NR ribashkohet në skenën e ‘The Voice of Albania’ (Video)

Në fillimet e repit në vendin tonë grupi NR ishte ai që bëri ndryshimin, duke sjellë në skenë shumë hite.

ShowBiz

21/05/2017 15:41

Sot NR veprojnë si të ndarë, por kjo nuk do të thotë se janë shkëputur totalisht, këtë gjë e tregoi edhe veprimi i fundit i tyre, shkruan lajmi.net

Katërshja, BimBimma, Ergeni, Blund dhe Real 1 janë ribashkuar në skenën e ‘The Voice of  Albania’, në finalen e së premtës, duke ‘dridhur’ skenën siç bënin më parë.

Një muaj më parë dy nga ish anëtarët e këtij grupi, Ergeni dhe Bim Bimma ishin të ftuar në emisionin ‘Mirage’, ku deklaruan se mund të presim ndonjë bashkëpunim prej tyre si dy grupe të suksesshme. /Lajmi.net/

YouTube player
YouTube player