Shakira publikon “Me enamore”, pjesë e klipit edhe Pique (Video)

Këngëtarja e njohur Shakira dje ka lansuar këngën më të re me titull ‘Me enamore’, që në shqip do të thotë ‘U dashurova’.

ShowBiz

13/05/2017 15:48

Shakira si gjithmonë me stil të njëjtë, nuk ka dalë jashtë asaj që e ka specialitet, shkruan lajmi.net.

E veçantë e këngës që Shakira ia bashkëngjiti edhe klipin është fakti se në fund të këngës shfaqet edhe partneri i saj, futbollisti Pique.

Në videon e këngës që e ka publikuar edhe në facebook, Shakira ka vënë mbishkrimin “Kjo është videoja ime e re e këngës ‘U dashurova’ me të ftuari yllin tim të preferuar” që ia ka dedikuar Piques.

Videoja e mëposhtme nuk ka qasje në Kosovë, vetëm nëse futemi tek postimi i Shakirës në Facebook. /Lajmi.net/

YouTube player