Kjo është arsyeja përse nuk duhet të kërkoni kurrë limon shtesë në pijen tuaj

Qoftë një gotë uji e ftohtë, apo pija juaj e preferuar, një fetë limoni duket se është shtojca freskuese ideale

Lifestyle

12/05/2017 08:48

Këtë kemi menduar të gjithë, por që prej ditës së sotme duhet të ndalojmë së kërkuari këtë gjë, pasi të mësojmë se çfarë mund t’i ndodhë organizmit tonë.

Mikrobet e gjetura në lëkurën e limonit kanë potencialin të shkaktojnë sëmundje infektive e jo pak probleme në organizëm, shkruan Living.

E gjitha kjo nuk është një hamendësim, por përfundime të një studimi shkencor publikuar në revistën Environmental Health.

Lëkura e limonëve, të cilët nuk janë të destinuar për gatim por qëndrojnë në arka e në vende aspak të përshtatshme, është e papastër dhe burim mikrobesh të rrezikshme për shëndetin.

Sipas Philip Tierno, një professor në katedrën e patologjisë dhe mikrobiologjisë në Universitetin Mjekësor të Neë York-ut u shpreh se ndonëse rreziku nuk është shumë i madh është present.

Duhet të dini se kjo gjë nuk vlen për alkoolet e fortë si vodka, martini apo alkoolet e bardhë. /Lajmi.net/