Veseli kujton dëshmorin Luan Haradinaj

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kujtuar dëshmorin dhe ushtarin e UÇK-së, Luan Haradinaj në 20 vjetorin e rënies së tij.

Lajme

06/05/2017 15:19

Veseli ka thënë se kujtimi për Luanin dhe mijëra dëshmor mbetet në zemrat tona. Ai në një postim në facebook ka shkruar se sakrifica e tyre është gurthemel i lirisë dhe i shtetit tonë të pavarur, Republikës së Kosovës.

“Sot, në 20 vjetorin e rënies, nderojmë njërin nga luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heroin Luan Haradinaj”.

“Vitet kalojnë, por kujtimi për Luanin dhe mijëra dëshmorë të lirisë është i gjallë dhe i fuqishëm në zemrat tona. Vepra dhe sakrifica e tyre është gurthemel i lirisë dhe i shtetit tonë të pavarur, Republikës së Kosovë”, ka shkruar Veseli ./ Lajmi.net/