Hoti: Pushimet tatimore s’do të përfshihen në Pakon Fiskale II
Masa fiskale për pushime tatimore që ishte paraparë të jetë pjesë e pakos fiskale 2 nuk do te bëjë pjesë në këtë pako për shkak se nuk ka gjetur miratim nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Lajme
04/05/2017 13:13
Ministri i Financave Avdullah Hoti ka thënë për Ekonomia Online se do të gjejnë mënyra të tjera për të kryer funksionin që e kishte paraparë kjo masë.
Hoti këto komente i bëri gjatë vizitës që i bëri fabrikës së ujit në Shkabaj./Ekonomia Online