Lëndohet ylli i Real Madridit, humb finalen e Ligës së Kampionëve? (FOTO)

Problem i madh për Real Madridin.

Sport

04/05/2017 08:28

Dani Carvajal ka pësuar një lëndim duke shqetësuar trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane.

Futbollisti vuan nga një problem në këmbën e djathtë, ka konfirmuar klubi madrilen, përcjell “lajmi.net”.

Ai pritet të mungojë për 3-4 javë andaj rrezikon të mungojë në finalen e Ligës së Kampionëve nëse Real Madrid e mbron me sukses epërsinë 3:0 në ndeshjen e kthimit në gjysmëfinalen e javës së ardhshme. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy