Filmi “Memory” u shpërblye me dy çmime në Kaliforni
"Memory" ka nisur mbarë rrugëtimin e tij kinematografik
ShowBiz
Filmi “Memory” me regji nga Ilirjan Himaj, është shpërblyer me dy çmime kryesore në edicionin e 50-të të Humboldt International Film Festival, që është mbajtur në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ky film i metrazhit të shkurtër u shpall më i mirë në kategorinë e filmit narrativ dhe “The Best of Fest”, filmi më i mirë në të gjitha kategoritë garuese, ose më i miri absolut i festivalit.
“Memory” me producent Agron Shala dhe Latif Hasolli, trajton fatin e një të moshuari që vuan nga sëmundja e Alzhaimerit. Në kastën e aktorëve bëjnë pjesë Xhevat Qorraj, Bibi Qena, Avdullah Gjikokaj, Selman Lokaj, Besim Ajeti, Labinot Lajçi, Agron Shala dhe Agron Krasniqi.