Mësoni për origjinën e Beatbox (Video)
Beatbox është të përdorësh trupin, përkatësisht,të bësh muzikë me gjuhë, duke nxjerrë frymën ose duke marr frymë thellë, për të krijuar tinguj.
ShowBiz
Teknika e njejtë si beatbox ka qenë prezente që në shekullin 19, në muzikën amerikane.
Beatbox në Hip Hop, e ka origjinën në vitet e 80’ta. Doug E. Fresh është njeriu i cili e ka deklaruar veten si njeriu i parë që ka bërë beatbox. Interneti ka luajtur një rol të rëndësishëm në popullaritetin e beatboxit modern. HUMANBEATBOX.COM është faqja e parë e internetit për beatbox, nisur në vitin 2000 nga Alex Tew.
Në vitin 2001, Gavin Tyte, pjesëtar i këtij komuniteti, filloi të lansojë video për beatbox në internet. Në vitin 2003, u mbajt Konventa e parë Botërore për beatbox, ku ishin të ftuar artistët e beatbox nga e gjithë bota, transmeton lajmi.net
Artistët modern, përdorin pjesë të trupit të tyre, për të krijuar ritmin dhe efektin e duhur. Mirëpo ka artistë të cilët bëjnë beatbox duke luajtur në instrumentet e tyre të preferuara. Për shembull, flauta është instrumenti në të cilin shumë artistë, e preferojnë për të krijuar edhe beatbox. Në ditët e sotme, Betabox Dubstep po përdoret gjithnjë e më shumë. Artistët zakonisht performojnë nëpër rrugë.
Lajmi.net ju sjell një sesion nga videot e publikuara në kanalin Youtube, të një artisti i cili ka marr mjaft shumë klikime përmes Beatbox Dupstep. /Lajmi.net/


