Njihuni me djemtë e Dardan Gashit, njërin e ka me moderatoren e njohur (Foto)

Ish politikani, tash analist politik, Dardan Gashi shumë pak ka folur për jetën e tij private duke bërë përjashtim në njërin prej emisioneve ku ishte i ftuar bashkë me të shoqën.

ShowBiz

19/04/2017 15:29

Ai dhe prezantuesja e njohur Jehona Bajrami tash e një kohë dashurinë e tyre e kanë kurorëzuar me martesë e fryt i saj është djali i tyre, shkruan lajmi.net

Dardani dhe Jehona kanë treguar se janë shumë të lidhur dhe komunikativ me njëri-tjetrin edhe për punë pasi emisioni televiziv ‘Republika’ të cilin e drejton vetë Dardani u merr kohë për diskutime paraprake.

Të pyetur se cili prej tyre punon ma shumë, Jehona pati thënë me modesti se bashkëshorti i saj punon më shumë, por me krenari e përmendi faktin se mbrapa tij gjithmonë qëndron ajo madje e ritheksoi thanjen e famshme:

”Mbas një burri të suksesshëm, qëndron një grua e zonja”.

Kujtojmë se Jehona është gruaja e dytë e ish ministrit Gashi pasi ai ka qenë i martuar më parë me një austriake me të cilën ka pasur edhe fëmijë.

Në vazhdim ju sjellim imazhe të tyre si çift dhe një foto ku ai shihet pranë fëmijëve, djalit Ulkut dhe dy djemve të tjerë më të rritur në moshë të cilët i ka me ish bashkëshorten./Lajmi.net/