Ja ku kishin komunikuar terroristët para sulmit në Stockholm (Foto)
Njeriu i dyshuar për sulmin me kamion në Stokholm ka biseduar me mbështetësit e ISIS para dhe pas sulmit, në Whatsapp, duke u lëvduar me një mesazh përmes deklaratës "E drejtuar mbi dhjetë njerëz."
Bota
Rakhmat Akilov, një azil kërkues nga Uzbekistani, kishte qenë në kontakt me një ekstremist të vetë quajtur Abu Fatyma, nëpërmjet shërbimit të mesazheve në WhatsApp, njofton gazeta suedeze Expressen, transmeton lajmi.net
Sipas mesazheve të publikuara nga Expressen, Akilov i kishte thënë Fatymas se po përpiqej ta ndërtojë një bombë. “Si mund të bëj eksploziv? Nesër dua të gjej një makinë dhe ta drejtoj tek turma” është thënë të ketë shkruar ai.
“Mos të humbim kohë kot” ishte përgjigjur Fatyma.
Pas rrëmbimit të kamionit, Akilov thuhet se e ka shtyrë atë me shpejtësi të madhe dhe e ka përplasur në dyqanin Ahlens, duke vrarë katër persona dhe duke plagosur 15 të tjerë. /Lajmi.net/