Leonora Jakupi po vjen me këngë të re (Video)
Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Leonora Jakupi ka bërë të ditur se së shpejti do ta publikojë projektin e saj më të ri.

ShowBiz
Në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, Leonora ka shpërndarë një video të shkurtë me të cilën paralajmëron fasnat për këngën e re, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja përmes videos gjithashtu bëri të ditur se kënga do të titullohet “Pa asnjë dyshim” dhe se është punuar nga A.S recording studio.
Pritet që këngëtarja të rikthehet fuqishëm me projektin e saj të ri, pasi që ka pauzuar për një periudhë gjashtë mujore nga publikimi i këngës ‘Të kam jetë’, e cila ishte pritur mirë nga publiku. /Lajmi.net/