Netanyahu: Sulmet e SHBA-së në Siri dërgojnë mesazh të fortë dhe të qartë
Pasi SHBA ka kryer sulme raketore mbi bazat ajrore në Siri në shenjë përgjigje ndaj sulmit të dyshuar kimik që u zhvillua në Idlib, ka pasur reagime të shumta.
Bota
Ndër ta është edhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili ka thënë se mbështet plotësisht sulmet ajrore të ndërmarra nga Shtetet e bashkuara të Amerikës në Siri, transmeton lajmi.net.
“President Trump i dërgoi një mesazh të fortë dhe të qartë sot se përdorimi dhe përhapja e armëve kimike nuk do të tolerohet”, shkruan BBC.
“Izraeli mbështet plotësisht vendimin e Presidentit Trump dhe shpreson se ky mesazh i vendosmërisë për veprimet e tmerrshme të regjimit të Asadit do të rezononte jo vetëm në Damask, por në Teheran, Penjan dhe gjetkë”. /Lajm.net/