Ngjashmëria mes këngës turke dhe këngës ‘E dehur jam’ të Nexhmie Pagarushës! (Video)
Kopjimi i këngëve por edhe klipeve është diçka që këngëtarët aktual të skenës e bëjnë pothuajse çdoherë!

ShowBiz
Duke u inspiruar nga të tjerët, sidomos nga artistët e tregut botërorë, këta këngëtarë në projektet e tyre muzikore fusin elemente të këngëve të kolegëve të tyre dhe i bëjnë si të vetat, shkruan lajmi.net
Por, kjo dukuri daton qysh moti dhe kësaj gjëje, nuk i ka shpëtuar as Nexhmije Pagarusha.
Kjo se, kënga e saj ‘E dehur jam’ është shumë e ngjashme, për të mos e thënë e njëjtë me këngën turke “Her akşam votka rakı şarap” të këngëtarit turk Dario Moreno.
Duket se këngëtarja shqiptare është inspiruar mjaft të kjo këngë pasi që edhe disa fjalë si ‘sarap’ (sharap) janë përdorur edhe në tekstin shqip.
Duke e ditur që Dario ka vdekur në vitin 1968 dhe kënga ‘E dehur jam’ ka dal vite më vonë pas vdekjes së tij, atëherë, i bie që Nexhmija ka huazuar këngën nga ai!/Lajmi.net/

