AAK: Po bëhemi gati për fitore në Klinë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Ramush Haradinaj, kurrë nuk kanë pasur një mbështetje më të madhe se sa që e kanë sot. Kështu thuhet në fillim të njoftimit për media të kësaj partie.

Lajme

30/03/2017 20:15

Politikat konsistente për sovranitetin e vendit dhe tërësinë tokësore, për zhvillimin ekonomik, për ushtrinë, për rend dhe ligj e kundër hajnisë e korrupsionit, për partneritet dhe jo vazalitet me Bashkësinë Ndërkombëtare si dhe vetëdija për ta bërë të plotë Kosovën, janë përcaktimi ynë!

Ky ishte mesazhi i mbledhjes së Kryesisë së Degës së AAK-së në Klinë, që udhëhiqet nga prof.dr. Zenun Elezi, me anëtarë të Kryesisë Qendrore.

Dega e AAK-së në Klinë, u tha në këtë takim, tashmë është në fazën e përpilimit të programit të fitores për këtë komunë, thuhet në fund të njoftimit. /Lajmi.net/