Merkel reagon për ‘Brexit’: Nuk e uronim këtë ditë

Ne, Gjermania dhe partnerët e tjerë evropianë, qartësisht që nuk e donim këtë ditë, deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel për Brexit.

Bota

30/03/2017 08:32

“Qeveria gjermane do të impenjohet në mënyrë intensive për të zvogëluar në minimumin e mundshëm pasojat në jetën e përditshme të qytetarëve evropianë në Britaninë e Madhe”, shtoi ajo, në një takim të grupeve parlamentare të CDU-së dhe CSU-së.

”Një ndër shqetësimet konkrete të Brexit është e ardhmja personale e qytetarëve evropianë, veçanërisht për gjermanët dhe evropianë që jetojnë në Britaninë e Madhe”, theksoi Merkel.

Londra nisi sot procedurën e largimit nga Bashkimi Evropian, pas 41 viteve, që u vendos nga qytetarët britanike me anë të një referendumi, zhvilluar qershorin e vitit të kaluar.