De Biasi i tregon Xhakës se si mund të kthehet në Kombëtare

Gianni de Biasi ka thënë se kthimi i Taulant Xhakës në Kombëtare nuk varet nga ai, por nga sjellja e lojtarit

Sport

30/03/2017 07:45

Trajneri i Kombëtares po ashtu tha se ka edhe raste të tjera të sjelljeve jo të mira të Taulantit, por ai dëshiron ta mbrojë atë.

“Nuk vret nga unë por nga sjellja e tij, ai ka gabuar. Ka dhe episode te tjera qe nuk janë pare nga telekamerat, qe unë nuk dua te flas, pasi dua qe te mbroj figurën e tij, unë jam 60 vjeç, nuk jam 27 si Taulanti”, deklaroi trajneri italian në ‘Opinion’ te Blendi Fevziu.