Dafina Zeqiri arrin majat e suksesit me këngën e re
Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri po arrin majat e suksesit pasi kënga e saj është promovuar në Worldstarhiphop.com, një nga website-t më të njohura për muzikën hip hop.
ShowBiz
Që kur publikoi këngën ‘’Four Season’’ në bashkëpunim me kompani amerikane, ajo filloi të merrte vëmendjen e duhur nga të gjithë mediat.
Edhe pse kënga e saj nuk i përket rrymës hip hop, faqja ka zgjedhur që ta bëjë pjesë të playlistës së saj dhe duket se po merr shumë klikime.
Ndërkohë, në Youtube ka arritur mbi 1 milionë klikime, ku një rol të rëndësishëm kishte edhe reperi i njohur, French Montana, shkruan Ora.
